Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pasi Millan Radojçiç mori përgjegjësi për organizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit në Veri të Kosovës më 24 shtator.
Vuçiç deklaroi se Millan Radoiçiçi “do të duhet t’i përgjigjet” ftesës së organeve kompetente shtetërore.
“Unë jam i sigurt se autoritetet kanë arsye të bëjnë pyetje, dhe se a do ta ndjekë penalisht prokurori dhe për çfarë krimi, kjo nuk është pyetje për mua. Është pyetje për prokurorin dhe organet e tjera kompetente shtetërore”, tha Vuçiç.
“Nëse dikush mendonte se ai [Radojçiçi] do të ikte ose do të fshihej, ai nuk do ta bëjë”, shtoi ai.