Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku është takuar edhe me biznesmenin Ramë Geci, i njohur si mbështetës i Partisë Demokratike.
Nuk kanë munguar thumbimet e kreut të qeverisë ndaj biznesmenit Geci, duke i kujtuar mbështetjen që ka dhënë për Partinë Demokratike ndër vite, dhe se si sot sulmohet prej tyre duke u quajtur oligark.
Në fakt sipërmarrësi Ramë Geci, kompania e së cilit ka arritur të fitojë disa projekte të rëndësishme publike, nuk është përmendur nga kreu i PD-së Basha në listën e tij të famshme me oligarkët që përfitojnë miliona nga qeveria përmes PPP-ve.
Batutat e Ramës me biznesmenin Geci:
Ram Geci: Për një vit bëhet
Edi Rama: Po por me stantartet socialiste jo me ato të PD-së
Ram Geci: Pse po merrna me konvertim
Edi Rama: Me standartet e reja, jo me ato të PD-së
(Qeshin)
Edi Rama: Se dole dhe ti oligark i madh
Ram Geci: Ça flet ishalla, titull është ishalla po e marr
Edi Rama: Po mirë mo burr, sa bëre për ta dhe të shkatërrun fare… Ç’është kjo histori
Ram Geci: Ç’a ti bësh, ç’a t’bojm
Edi Rama: Le ti mos fol se, se të shofin edhe në televizor pastaj dhe thonë ja ky tradhtar..
Ram Geci: Po më prishin biografinë, po..
Edi Rama: Të marrin shembull nga bashkëpunimi jonë si shtet me sipërmarrjen e lindur në prehërin e Partisë Demokratike
video minuta: 4:13′