Pjesë e Forumit është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka marrë i pari fjalën pas hapjes së Forumit.
Kryeministri Rama nuk ka kursyer batutat, kur i tha presidentit francez Emmanuel Macron se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta përqafojë.
“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine, Afrika dhe Ballkani.
Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë”, tha Rama.