Kryeministri Edi Rama ka folur nga Amsterdami për dështimin më të fundit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Teksa u pyet për pengesat që e shkaktojnë këtë ngërç, Rama tha se Ballkani është një vend i çuditshëm dhe është çmenduri nëse do të fusësh në politikën e integrimit debatet e brendshme të mbartura të rajonit.
FJALA E RAMES:
Mos u përpiqni ta kuptoni të gjithën sepse do ta ndërlikoj jetën më shumë seç duhet. Ne jemi Ballkani dhe vijmë me ca telashe. Ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe më pas nëse vende si Bullgari anë këtë rast e përdorin anëtarësinë e tyre në BE dhe veton për të diskutuar historinë në nivel politik kjo është edhe më e ndërlikuar,. Dhe mendoj sa herë historia merret në dorë nga politikanët për tu zgjidhur, rezultati është që historia të ndërlikohet më shumë seç ishte para se ta merrnin ata në dorë. Kjo është e gjitha një turp, që lidhet me frymën e deformuar të zgjerimit. Nuk është Bullgaria çështja, është Be-ja mënyra si funksionon është e vjetërsuar . Duhet ndryshuar. Është e vjetërsuar. Një vend që merr peng dy vende të tjera është e gabuar.
Po nëse hyn në Ballkan është çmenduri, se po të hysh aty po të pyesësh shqiptarët ne mendojmë se erdhëm me majmunët. Ne mendojmë se evolucioni i Darvinit nisi me ne. Grekët mendojnë se Holanda është një fshat i vjetër i Greqisë së Lashtë, ata mandje mendojnë se erdhën para majmunëve. Po Serbët. Po të na pyesësh ne Napoleoni ishte shqiptar, familja e tij shkoi në Korsikë. Këto janë gjëra që nuk duhen diskutuar në nivel europian.
Por është siç është siç do të thoshte Donlad Trump. Gjëja më e pakuptueshme përtej kësaj është se as ne as Maqedonia e Veriut nuk po trokasim në derën e BE-së për tu bërë anëtar. Po të bëheshim që sot anëtar do ta kuptoja. Ne vetëm duam të nisim bisedimet. Është e çuditshme se je kandidat për t’u martuar, por pala tjetër thotë një ditë dot të martohesh me mua, por si mund të martohesh kur pala tjetër nuk flet. Pra ne jemi kandidat pa folur por ne duam të flasim.
Se di sa do zgjasin këto bisedime e probleme për vite, por kjo është pengmarrje për zgjedhje të brendshme. Nuk e di por sa herë ka probleme të brendshme flasin një armë këtu një mafie aty, një shqiptar këtu, ca djem që rrisin marihuanë në pjesën jugore të Shqipërisë, apo Roterdamit. Pra është një proces i brendshëm i të mbajturit larg. S’ka të bëjë më me çfarë bëjmë ne. Se BE ka një Komision Europian që paguhet nga fondet e BE, makineria më e madhe burokratike e të gjithë botës, që mbikëqyrin 24 orë çdo vend, dhe pastaj prodhojnë raporte për vendet kandidate për t’ia paraqitur vendeve anëtare dhe më vonë do thonë çfarë duhet bërë.
Mendoj se duhet të ishin çelur negociatat prej shumë vitesh, mbase vitin e ardhshëm por nuk do humbasim më gjumë për këtë, ne. Mbetëm duke organizuar dasma, dasma të mëdha me muzikë. Prisnim të vinte nusja nga Brukseli, por 1 vit 2 vjet 3 vjet asnjëherë nuk erdhi. Nëse do të vijë të martohet me ne pa muzikë dhe menjëherë në shtrat dhe të bëjmë fëmijë, le të vijë. E them me humor, por imagjinoni veten kur doni të martoheni seriozisht por ajo nuk shfaqet asnjëherë.