Gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Vlorës kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat ironike në drejtim të presidentit Ilir Meta.
“Ne kemi Ilir Metën tonë”- tha kreu i qeverisë duke iu referuar kandidatit të socialistëve Ilir Metaj, që ka një emër të ngjashëm me presidentin, dhe është vendosur i gjashti në listën e Vlorës.
“Ata që janë të lënduar me një familje të shpërbërë si LSI. Ne kemi Ilir Metën e vërtetë këtu, ja ku është!
Edhe Ilir Meta i Tiranës, Metaj e ka, por thotë Meta. Gjithkush mund të gjej atë që përfaqëson. Kjo është një shaka që është gjysma e të vërtetës!”, u shpreh kryeministri.
Në një reagim të bërë sot, presidenti Ilir Meta i kërkoi Edi Ramës të dalë me një ndjesë publike dhe të tërheq atë që ai e konsideron si sulm dhe fjalor ordiner ndaj ish-deputetes së PD-së Grida Duma, kandidate për deputete në 25 prill.