Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes të një komentuesi në facebook, i cili i kërkonte që të ikte nga pushteti pas kaq vitesh, pasi nuk janë budallenj në Amerikë që kanë senat dhe nuk pranojnë president me më shumë se dy mandate.
Rama thotë se budallenj nuk janë as ata në Gjermani, që mbajtën dy kancelarë me nga 4 mandate dhe as ata në Holandë, që mbajtën 4 mandate kryeministrin Rutte.
“Si mund të thuhet kjo?! Apo se është një pjesë e atyre në mexhelisin tonë që nuk dinë tjetër vetëm të ndërtojnë fjali të tilla dhe të batërdisin veshin e miletit me fjali të tilla. Nuk di çfarë thua dhe as nuk ke asnjë lidhje me pse jam këtu.
Dhe me çfarë merrem duke u zgjuar i pari dhe duke rënë i fundit. Budallenj ishin vëllezërit tanë gjermanë që mbajtën 4 mandate 2 kancelarë në 30 vite? Si thua budallenj ishin vëllezërit tanë holandezë që e kishin 4 mandate kryeministrin.
Kjo ka lidhje me vullnetin të kujt beson se ka akoma për të dhënë dhe të popullit që vendos kush ia kërkon votën, meriton votën. Nëse ka një gjë që kurrë nuk mund të thuhet, është popull budalla. Kur vjen puna për politikën është njish”, tha Rama.