Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Divjakës, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Rama ka folur edhe për mediat, të cilat ai i quan kazan, ku sipas tij anë thënë që do të rikthehet një ’97.
Por këtë lajm, Rama tha që e ka përhapur Berisha për të cilin nuk donte t’i përmende emrin për shkak të ditëlindjes së PS.
Rama përsëriti dhe këshillën e Spiropalit, duke e quajtur Mamica.
‘Kam vendosur të bëj paqe për atë që unë e quaj kazan, që çdo natë përpiqen t’i tmerrojnë njerëzit se do të na ndodhi një ’97-t e dytë. Cilit popull i janë djegur të gjitha kursimet e jetës pasi janë mashtruar me piramida. Kush është sot në rrugë për të kërkuar gjakun dhe djersën e mohuar?
E kundërta është e vërtetë. Ata që e shkaktuan ’97-n sot i gënjen mendja se mund të tundin fantazmat e ’97-s dhe arrijnë deri aty siç në fakt Saliu e ka treguar që është i gatshëm ta çojë deri në zjarrvënie politikën. Dëshpërimi i tyre dhe gjithë kjo fantazmë frike tregon se janë të mbaruar.Më 30 qershor, shqiptarët do të votojnë. Për sa i takon shqetësimit të madh Ilir Metës, unë do të them atë që ka thënë Elisa, Mamica kur i tha ke hall të shpëtosh Shqipërinë, bind Monikën të mos hakërrehet, ul Saliun që të mos ndërsejë Lulin rrugëve’, tha Rama.