Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka sipas burimeve bëhet me dije se do të udhëtojnë në datat 1-2 shtator drejt Ljubljanës të Sllovenisë.
Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është forumi strategjik i BE-së, në të cilën do të jetë në fokus e ardhmja e Evropës dhe përgjigja efektive e sfidave aktuale, mes tyre edhe COVID, pandemia e cila ka “gjunjëzuar” botën.
Të pranishëm në këtë forum do të jenë edhe BE, KE dhe Ballkanit Perëndimor.
Temat e diskutuara në ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, ku kjo e fundit është tradicionalisht një nga diskutimet më të vizituara në Forum. Rëndësia e temës do të jetë edhe më e madhe këtë vit, pasi paneli ndjek miratimin e një metodologjie të re të zgjerimit dhe i paraprin samitit BE – Ballkani Perëndimor në tetor. Në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së.