Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ditën e sotme theksoi se asnjë prokuror dhe as mediat nuk mund të përcaktojnë fajësinë apo pafajësinë e deputetes Belinda Balluku, duke nënvizuar se vetëm procesi gjyqësor ka këtë kompetencë. Ai shtoi se rezultatet e punës në dy sektorë të rëndësishëm si Infrastruktura dhe Energjia janë meritë e gjithë skuadrës qeverisëse, jo vetëm e një individi.
Rama: Fajësinë apo pafajësinë e Belinda Ballukut nuk e përcakton dot as një prokuror, as dy uturakë mediatikë që mbledhin dhe hedhin jashtënxerrjet e urrejtejs ndaj nesh duke pastruar para nën sytë e mbyllur të prokurorisë që i ka dosjet e depozituara nga Tatimet e Republikës së Shqipërisë.
Tatimet janë të Republikës prandaj nuk janë aq të rëndësishme sa janë qimblellinjtë që janë të hurit dhe të litarit. Nuk e përcaktojnë as të gjitha tenxheret bashkë, fajësinë ose pavajësinë e përcakton vetëm procesi gjyqësor. Pasqyra e fakteve të një pune kolosale, nuk i takon vetëm një personi me një rol të pamohueshem në këto dy sektorë por të gjithë atyre që kanë pasur një rol për luajtur nga skuadra e qeverisë te ajo e ministrisë së Infrastrukturës.
Shefi i qeversisë iu drejtua edhe qytetarëve me një mesazh, duke theksuar se prezumimi i pafajësisë është një parakusht absolut i çdo procesi gjyqësor dhe vijë ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës. Ai shtoi se mbrojtja e të vërtetës dhe e pavarësisë së drejtësisë mbetet një nga sfidat historike të qeverisë së tij.
Rama: Për të gjithë ata njerëz të zakonshëm të këtij vendi, me kushtin që të mos jenë pjesë e turmës së shurdhave dhe qorrave me molotov në gojë dhe duar, dhe që e kanë gjykuar pa gjyq, dënuar pa i dhënë as të drejtën të mbrohet në Gjykatë dhe duan ta shohin në burg Belinda Ballukun pa pritur as të hapet dera e sallës së gjyqit, u them t’i bëjnë vetes një pyetje. Ku ndryshojmë ne, apo ku duhet të ndryshojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve politike nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj.
Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun nga e vërteta që i takon vetëm procesit mes saj dhe drejtësisë sepse unë nuk jam avokati i askujt këtu. Kjo është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur të vërtetën e madhe që i takon vetëm demokracisë nga të gjithë abuzuesit e saj sepse jam kryeministri i këtij vendi. Kjo e vërtetë e madhe quhet prezumimi i pafajësisë si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi gjyqësor dhe vijë ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës, mes drejtësisë dhe arbitraritetit. Ndërsa sfida historike e kësaj partie është mbrojtja e pavarësisë së drejtësisë.






