Kush mendon se Edi Rama, me një të rënë të lapsit, ka nisur të paralajmëroj vetëm drejtues të institucioneve të shtetit se do shkarkohen, si përgjegjësit kryesor të paaftësisë dhe dashakeqësisë për të bërë detyrën e tyre, e cila shpesh herë përkthehet në kosto për qytetarin, gabon. Burime për ekskluzive.al bëjnë me dije se kryeministri, ditën e djeshme ka bërë për ujë të ftohtë dhe të gjithë ministrat e kabinetit të tij.
Në mbledhje “off records”, Kryeministri Rama ka pranuar se si pasojë e disa ngjarje të zhvilluar kohët e fundit, e kanë ndryshuar thelbësisht gjykimin e tij për “bashkëpuntorët” e qeverisjes dhe se është bërë skeptik për parazitizmit e ministrave, drejtorëve, apo dhe punonjësit në zyrat e shtetit në kurriz të qytetarit.
Rama këmbënguli përpara ministrave, se prej disa muajsh aleanca e tij e vetme është me qytetarin, apo ato që ai quan “njerëz të zakonshëm”, kundër të gjithë grabitqarëve dhe parazitëve që vazhdojnë të qarkullojnë në këtë vend, e disa ndodhen brenda në sistem.
Ultimatumi i kryeministrit ka qenë i prerë: Jeni të gjithë në provë…!
Me këtë shprehje, kryeministri i ka bërë të ditur të gjithë ministrave, se kriteri i tij i vlerësimit do të nis prej: i aftë apo i paaftë? Ndër të tjera Rama nënkuptoi, se veç qytetarit, askujt prej ministrave mos t’i gënjej mendja se do të përfitoi nga dashamirësia e tij në kurriz të popullit.
Ky mesazh i Ramës, i ka gjetur disi “të papërgatitur” ministrat, por e sigurtë është se disa prej tyre kanë nisur të flasin me “veten”, por në qytetin tonë me sa duket, muret kanë vesh!/Ekskluzive.al