Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda balluku kanë shkuar ditën e sotme në një familje në Vorë, banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Duhet të përfundojmë inventarin e të gjitha dëmeve të shtëpive që janë prishur për të bërë ndërtimet e reja. Te pallatet do bëjmë projektet dhe do të rindërtojmë”, deklaroi Rama.
Kryefamiljarja e shtëpisë deklaroi se kur ka rënë tërmeti, kishte panik në banesë, ndërsa theksoi se lëkundjet ishin të frikshme.
“Kur ra tërmeti i fuqishëm, kemi dalë nëpër shkallë, ndërsa lëkundjet vazhdonin. Në kat të dytë na u fikën dritat dhe thamë se mbaroi çdo gjë. Ishim të traumatizuar, por kaloi pa dëmtime në njerëz”, u shpreh kryefamiljarja.
Ministrja Belinda Balluku vlerësoi se brenda muajit mars do të ketë edhe rezultate konkrete.
“Për momentin po bëhen vlerësime, ndërsa më pas do të kemi edhe projekte, që sigurisht do të zbatohen. Brenda marsit do të kemi rezultatet e para”, nënvizoi Balluku.