Nga Anri Bala
Rama e kishte ber gati zevendesimin e Belinda Ballukut, me Liburn Aliu, ish Ministri i Transporteve i Kosoves, ne qeverine e Albin Kurtit dhe themelues i levizjes “Vetevendosje”, i cili u emerua me 27 Tetor si Drejtor i Portit te Durresit.
Me emerimin e Liburnit qofte si Minister Transporti apo zv Kryeminister, Rama vriste me nje gur dy zogj, e para eshte kontributi patriotik i tij ne “Levizja Kombetare per Çlirimin e Kosoves”, te cilin Rama do e perdorte nisur mbi premisat e kartes se patriotizmes dhe perafrimin apo rekrutimin e kapaciteteve intelektuale nga Kosova, njesoj siç beri kur i besoi diplomacine Gent Cakaj dhe arsimin Besa Shahinit, te cilet rezultuan nje deshtim dhe momenti i dyte ishte goditja e Albin Kurtit duke i marre ministrin, por dhe nje nga themeluesit e “Vetevendosjes”.
Por skema i’u prish kur Balluku nuk pranoi doreheqjen, madje e vendosi ne pozita te sikletshme kryeministrin edhe pas hetimeve nga prokuroria. Rama nuk donte as Ballukun, as skandalin e tunelit te Llogarase, as nje vartes me probleme me drejtesine… ndaj solli Liburnin, i cili s’mund te kaloj me ulje ne “grada”, ne Kosove si minister Transporti, ndersa ne Shqiperi si nje drejtor porti.
Kjo tregon se Rama e dinte fundin tragjik te bashkepuntores se tij, ndaj ia kishte “prere bileten” shume me perpara se sa SPAK-u te jepte akuzen ndaj ministres me date 31 tetor.
Ne fakt prokurori kishte vendosur t’i referoj akuzen Ballukut diten e hene, 27 tetor, diten qe u emerua Aliu drejtor porti, por per shkak te angazhimeve ministrja u paraqit te premten prane organit te akuzes. Tani e ka zene halli dhe me Liburnin, qe do ta çoj diku po nuk po gjen si t’i a bej pa dakordesine e Ballukut, ose me sakte, doreheqjen e saj “te sforcuar” nga te gjitha funksionet.
Per sqarim te opinionit, kur Belinda thote “Palloshi i Gjate”, ne fakt nuk e ka per Ramen, por per Olsin, vellain e kryeministrit, i cili ruan lidhje te mira me turqit dhe ka shok e ortak biznesi ate qe i solli./Ekskluzive.al




