Partia Socialiste hapi pasditen e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Rama kishte një paralajmërim të fortë për të gjithë ata që kërcënojnë me bllokimin procesit e zgjedhor. Ai gjithashtu hodhi akuza të ashpra drejt ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rama e quajti Berishën një plak të marrë dhe njeri të marrë fund. E gjithashtu tha se Berisha kishte caktuar në krye të PD një pinok që quhet Lulzim Basha.
Këto deklarata pasuan reagimin e ish liderit demokrat Sali Berisha.
Ndryshe nga herët e tjera, Berisha këtë radhë zgjodhi këtë video që shihni më poshtë si argument replikues.
Neser Cunami Gjigand me moton ”Rama ik”! T’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim kalbesirat! sb
Publiée par Sali Berisha sur Samedi 1 juin 2019