Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se spitalet COVID në Shqipëri janë në standardet e spitaleve në SHBA dhe Evropë dhe nuk u mungon asgjë.
Rama tha se në këto spitale përdoren të njëjtat ilaçe dhe kura që përdoren në vendet e tjera, ndërsa shtoi se në rast infektimi, do t’ua besonte veten mjekëve shqiptarë.
“Do t’u besoja mjekëve të ‘Shefqet Ndroqit” në rast infektimi. Nuk i kuptoj ata që ikin. Në rastin e COVID, në spitalet tona, nuk mungon asgjë që kanë spitalet në Evropë.
Të gjitha ilaçet që përdoren në SHBA-BE, përdoren edhe këtu”, tha Rama.
Rama tha se po zbaton rregullat si çdo shqiptarë, duke mbajtur maskën dhe ruajtur distancën.
Po cili është meraku më i madh?
“Gjëja e parë është larg qoftë të infektoj dikë në familje shoqëri, por se kemi në dorë. Unë kam bindje të miat, që lidhet me yjet, s’po i ndaj këtu. Pa asnjë problem do ishte trajtimi këtu, Si kuptoj ata që ikin jashtë.”, tha Rama.