Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Kukësit tha se në zgjedhjet lokale, kjo bashki do të fitohet nga kandidati i Partisë Socialiste.
Shefi i qeverisë nuk kurseu as opozitën duke shtuar se problemi më i madh i saj është paaftësia për të fituar ndaj tyre. Ndërkohë ai pohoi se qarku i Kukësit do të përfshihet nga një sërë investimesh, si aeroporti por edhe stadiumi i ri.
“Të mos ndodh që të rinjtë e sotëm të mos përfundojnë nesër në lloto. Kjo është ajo që do mbahemi mend për mirë, të tjerat janë pjesë të së përditshmes. Ne kemi planin për të shkuar me vendosmëri përpara. Për fat të keq, kemi kundërshtar që të na sfidojnë. Ata përpiqen të godasin me mjete, që nuk janë shqiptare. Kanuni nuk e ka shpifjen.
Nuk na mundin dot, ky është problemi. Është problem shumë i madh. Nuk dinë se si mund të na mundin. Këtu së bashku ne do të festojmë fitoren e bashkisë së Kukësit. Ne do ta fitojnë bashkinë, sepse kupën e fiton Safeti. Kukësi ka nevojë për një faqe të re në të gjitha drejtimet. Ne do ta hapim faqen e re për Kukësin.”, tha Rama.