Në takimin me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, kryeministri Edi Rama ka folur për heqjen e subvencionit të naftës për bujqësinë.
“Juve ulni kostot, krijoni masë kritike për negocim dhe eksportoni apo nxirrni në treg këtu e një çmim që juve ju sjell vlerë të çmuar, në fjalë, në punë çdo hap ka vështirësitë ë veta. Ne do t’i mbështesim edhe me më shumë vendosmëri këto nisma, ju keni nisur ndërtimin e pikës, që do të jetë pika fundore e grumbullimit. Ne kemi vendosur edhe mbështetje të posaçme për SHBB-të, nuk ka pjellë mendja për të thënë kooperativë, por kjo është kooperativë kapitaliste. Po formësojmë një program të ri kombëtar, që është “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, që do të mundësojë financim për ata që do të duan të rriten me një plan të qartë, me një projekt bindës.
Për sa i përket pjesës tjetër, nafta ka qenë sfidë më vete për bujqësinë, kemi provuar ta kthejmë në disa anë dhe në fund kemi dalë në rezultat të thjeshtë.
Rezultati i thjeshtë është ky, ne jemi më shumë për të shpenzuar për bujqësinë, por nuk kemi aq shumë sa të shpenzojmë pa problem, të shpenzojmë për të shtuar.
Rimbursimi i TVSH-së me 10%, që do të thotë, kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese dhe bazat prodhuese nuk e kanë këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë aktorë. Në këtë sens, ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë edhe për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë, kjo është e vërteta.
Kemi dalë në atë konkluzion edhe për një fakt tjetër, që shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve, kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe të ua japin të tjerëve, është dhënë për sipërfaqe, sipërfaqja është dhënë për hektar, ai tjetri ka pasur një Mercedez në qytet dhe ka marrë naftën nga ai që punon atje.
Ata të cilët kanë prodhuar në tokat e të tjerëve dhe naftën ia kanë dhënë atyre të tjerëve kanë vazhduar të rriten, nuk është kjo ajo që e rrit prodhimin. Ne kemi qenë të detyruar që të provojmë disa rrugë, ndërsa kjo rrugë tani, vjen edhe si rezultat i rritjes së vetëdijes së formalizimit”, tha Rama.


