Kryeministri Rama u pyet gjatë konferencës edhe deklaratën e Presidenti Meta, i cili i konsideron aventurë ndryshimet e Kushtetutës.
Pyetje: Ju thoni që Kuvendi është Sovran por Presidenti Ilir Meta llogarit vetëm 82 legjitimë. Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar aventurë ndryshimin e Kushtetutës, ju do e çoni deri në fund?
“Po mirë, meqë janë 82 si do e votojmë marrëveshjen që Presidenti e pëlqen aq shumë? Presidenti e njeh shumë mirë aritmetikën dhe është shumë ndryshe nga Basha në këtë pikë. Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me Parlamentin, kthen ligje, miraton ligje. Nuk mendoj që Meta është Nastradini dhe Parlamentin nuk është shport e qershive të Nastradinit. Presidenca është një seli e opozitës, sepse kemi edhe opozitë Presidenciale. Ne kemi tre opozita në fakt. Por me opozitën Presidenciale kemi vetëm marrëveshje institucionale. Në fund, Presidenti që nuk ka as të drejtë kushtetuese që të komentojë, do t’i nënshtrohet vendimit të Kuvendit”, u shpreh Rama.