Presidenti Ilir Meta teksa ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit, ka përcjellë një mesazh të koduar për kryeministrin Edi Rama.
“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e k.rimeve zgjedhore dhe dh.unës k.riminale të vihen para përgjegjësisë”, shkruan Meta.
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të ashpër për “5 minuta” presidentit Ilir Meta, sa i përket akuzave për k.rime zgjedhore.
Në një postim në “facebook” ai shkruan se k.rim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, ndërsa shton se futja e presidentit nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është k.rim mendor.
“Ilir, k.rim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me th.ikë në gojë!
Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është k.rim mendor”, shkruan Rama.