Ish-lideri i së majtës shqiptare, Fatos Nano feston sot 66 vjetorin e lindjes. Prej vitesh tashmë, Nano është shkëputur nga jeta politike aktive dhe shfaqjet e tij kanë qenë sporadike. Ish-kryeministri i Shqipërisë është cilësuar jo pak herë si një prej politikanëve më të moderuar të pas viteve ’90.
Nënkryetari i LSI-së , Luan Rama ka zgjedhur një foto nga vitet 2000, teksa shihet në krah të Nanos, kohë kur drejtonin Partinë Socialiste për ta uruar.
“Gëzuar ditëlindjen Fatos Nano! Jetofsh gjatë e gëzofsh sa të jetosh!
Dhe në vend të kartolinës, këtë foto të 16 shtatorit të vitit 2000, si kujtim nga ajo kohë kur drejtonim Partinë Socialiste, dhe kur ditëlindjen tënde nisnim t’a festonim gjithnjë nga Pezën lavdimadhe e historisë së antifashizmit…”, ka shkruar nënkryetari i LSI, Luan Rama, i cili i ka dedikuar një postim në Facebook Fatos Nanos, në ditën e tij të lindjes.