Një ditë pas tryezës në Pallatin e Kongreseve në Këshillin Politik mes të gjitha palëve ku nuk u gjet konsensusi, në orën 19:00 kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Myslim Murrizi do të zhvillojnë një takim në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se temë e takimit do të jenë negociatat për ndryshimet Kushtetuese. Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se forca politike që ai udhëheq, mbështet kërkesën për hapjen e listave të kandidatëve për deputet.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT”, shkruan Rama teksa, publikon videon me arsyet se pse duhen listat e hapura.