Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Twitter” foton e liderëve të BE-së së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor krahas së cilës ka shkruar se shqiptarët nuk do të dorëzohen dhe do të punojnë shumë që ta bëjnë Shqipërinë një anëtare të mirë të Bashkimit Europian.
“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm…
Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa për tu dorëzuar lehtë! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama.