Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konferencës për shtyp që pati presidenti Ilir Meta në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
Në një shënim në twitter Rama i thotë Metës se listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton.
“Ilir Meta thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!
Askund nuk bëhet referendum për këto çështje.
Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!
Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm!
Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!”- shkruan Rama.