Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi shpalljen e lumit Vjosa Park kombëtar.
“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv. shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!
Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme.
Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!
Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, tha Rama.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkoi sot nga qeveria që të mos ngrihen hidrocentralet mbi Lumin Vjosa. Sipas tij, zhvillimi i qëndrueshëm i vendit arrihet vetëm duke rritur vlerat e pasurive të tilla të jashtëzakonshme.