Mediat greke i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Rama gjatë konferencës së mbajtur ditën e djeshme, ku tha se në gjakun e tij nuk kishte asnjë qelizë greke. ‘Protothema’ shkruan se gjatë konferencës për mediat Rama iu përgjigj një “pyetje” të një gazetari shqiptar në lidhje me një deklaratë të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendia se ai vjen nga i njëjti fshat si nëna e tij, Anita. Koleka, nga vargmalet e Himarës.
Rama gjatë fjalë së tij ka komentuar edhe ndryshimet e qeverisë në Greqi, por edhe për vendimin për negociatat në Tetor. Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë edhe një mesazh të prerë dhe të qartë Greqisë, teksa ka thënë se ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë.
“E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë. Gjithmonë qëllimi ka qenë marrëdhënia më të mira të mundshme.
Kemi bërë diskutime, negociata që janë cështje të së shkuarës. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut për cështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt. Është me rëndësi të itensifikojnë edhe për të vendosur pikat mbi ‘i’ për disa aspekte lidhur me të drejtat e minoritit grek në Shqipëri. Minoriteti është i shikuar si pjesë integrale e padyshim e bashkëjetesës sonë dhe pasuri. Përsa i përket negociatave. Vendimmarrja e Tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë, por dinamikat e brendshme në BE, është politik, nuk ka lidhje me vlerësim teknik objektiv. Gjithcka mund të ndodhë në Tetor nuk përjashtoj asnjë version” tha ai.
E gjithë kjo frazë e kryeministrit Rama është shpërndarë me shpejtësi në mediat greke.