Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një postimi në twitter deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili e konsideroi një këmbanë alarmi mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë!Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!“ shkruan Rama në twitter.