Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në një panair pune në Greqi, i cili organizohet për emigrantët shqiptarë. Rama ftoi shqiptarët në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.
Gjatë bisedës me sipërmarrësit në stendat e kompanive, Rama u kërkoi rritjen e pagave për punonjësit.
“Duhet t’i rrisni pagat”, shprehet Rama në bashkëbisedimin me biznesmenët shqiptarë.
Kreu i qeverisë është i shoqëruar edhe nga ministrat e kabinetit. Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.