Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në akuza në lidhje me ngjarjen e rëndë, v.rasjen e të riut Klodian Rashës, duke shigjetuar presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Në një dalje për mediat, kreu i qeverisë tha se i pari që ka cënuar institucionet është Meta, ndërsa i sugjeroi atij që mos të hapë gojën për policinë. Ndërsa Bashën e ka cilësuar një lider kukull që merrej me revolucione të mbetura në tentativë.
“Tragjedia e natës së para dy ditëve është një episod i dënueshëm, i pafalshëm, pro pa asnjë lidhje me punën e policisë. Kush thotë të kundërtën, nuk ka fakte të thotë atë që thotë.
Presidente i Republikës, që është prova ulëritëse, e inatit të tij personal, në dëm të institucionit, është i fundit që duhet të hapë kamerën e gojës.
Jo vetëm se është një nga nxitësit e serialeve, por se ka thënë kurrë një fjalë solidaritet, por se është një nga shembujt më të këqij të shtetit institucional.”, tha Rama.