Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama, tha se ndërtuesit shqiptarë duhet të japin 3% të sipërfaqes për nevoja sociale.
Rama tha se ndërtuesit shqiptarë duhet të japin 3% të sipërfaqes për nevoja sociale, çka mund të shërbejë edhe për të pastrehët nga tërmeti.
“Vetëm në Tiranë kemi 15 mijë metra katror, sikur me 100 metra katror shtëpia, i bie që strehohen 150 familje”, tha Rama.
Në lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, qeveria ndërsa po përgatit edhe aplikacionin për transparencën.
“Po punojmë për një aplikacion për transparencën dhe besoj që në mbledhjen e ardhshme pas një jave do të prezantojmë. Kur të mblidhet komiteti do të prezantojmë.
Këtu ka disa shpjegime për aplikacionin. Po përgatitet ligji special për rindërtimin për të krijuar një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin. Një draft të parë e kemi gati, po bashkëpunojmë me komisionin e ligjeve për ta çuar drejt miratimit.
Këtu kemi se çfarë përfshin; banesa të reja, për rindërtim, rindërtimi i të shemburave, rimëkëmbja ekonomike, banesat nga donatorët. Kemi 386 dosje projektesh për rindërtim. Dosje për fondacionet dhe donatorët për të shkuar në mënyrë të organizuar” tha ai.