Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët që po mbahet sot në Bruksel me përfaqësuesit e BE, u zotua për plotësimin e reformave.
Rama theksoi se qeveria nuk e bën këtë sepse e kërkon Bashkimi Europian, por për të përmbushur detyrimet ndaj fëmijëve dhe brezave të ardhshëm.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është se e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë komisionin sepse është mekanizimi më i lartë vlerësues.
Shpresoj shumë fort që plani për investimin në Ballkani i prezantuar vitin e kaluar është një instrument i dobishëm për të forcuar ekonomitë tona ndërkohë që ne luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit.
Ne luftojmë dhe përpiqemi të ecim përpara në procesin e integrimit. Ne nuk i bëjmë këto reforma sepse na i kërkoni ju por sepse i detyrohemi fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë të fëmijëve tanë.
BE është një bekim për. Mund të duket si mallkim në rrethanat në të cilat ndodhemi. Por është një dhimbje me të cilën duhet të merremi në emër të së ardhmes. Nuk ka asgjë në të ardhmen tonë që mund të krahasohet me Bashkimin Europian”, tha Rama.