Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e së enjtes se Presidenti Ilir Meta u ndëshkua në mënyrë spektakolare nga shqiptarët.
I pyetur për bashkëpunimin e mundshëm me LSI, ai përsëriti se ftesa vlen vetëm për Partinë Demokratike dhe asnjë parti tjetër.
“Ilir Meta u dnëshkua në mënyrë spektakolare nga shqiptarët. As PD nuk u ndëshkua, shihni rezultatin.
Ilir Meta po. Ai e ka stresuar dhe e ka turpëruar popullin kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Ai është përdhunues i zgjedhjeve, dhe per here te pare ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi, presidenti perfshihet ne raportin e OSBE/ODIHR si zhunues i zgjedhjeve.
Parlamenti do e hetojë dhe do ta shkarkojë” – tha Rama.