Kryeministri shqiptar Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, për t’i hapur rrugën Shkupit dhe Tiranës për çeljen e negociatave.
“Ne nuk po flasim për t’u bërë anëtarë, kur ne të bëhemi, nuk e di, Macroni që është më i riu do të jetë duke shkruar kujtimet atëherë, ne po flasim për çeljen e bisedimeve.
Do i kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutem mos jeni kaq tipikë BE-së, hapni rrugën, bisedimeve, na lini të flasim me ata dhe pastaj ju mund të bëheni ballkanikë, të vendosni pengesa, por hapni rrugën” tha ai.