Këtë mbrëmje kryeministri Rama ka publikuar një pamje të mrekullueshme nga Nyja e re e Milotit.Pikërisht pamjet e Nyjes së Re të Milotit u kthyen një ditë më parë në çështje diskutimi.
Ishte Krytetari i grupit parlamentar LSI Petrit Vasili ai i cili e quajti Ramën shkollëpak që ngatërron gjeografinë pasi turistët nuk kanë si shkojnë në Jon pa By Pass-in e Vlorës dhe të Fierit.
Të shumtë kanë qenë dhe personat që akuzuan kryeministrin se pamjet nuk janë reale por imazhe 3D.
Ndërsa Rama me foton e sotme i ka ironizuar të gjithë “meraklinjtë” e pamjeve 3D që komentuan videon e tij duke thënë se janë pamje reale.
“Nyja e re e Milotit?(nuk janë imazhe 3D po pamje reale nga kantieri ku ende vijon puna për rrugët lidhëse dytësore)”, ka shkruar Rama krahas fotos.