Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një lajm shumë të mirë, teksa njofton se dy vjeçari i cili pas një aksidenti të rëndë i rrezikohej jeta, tashmë është jashtë rrezikut dhe në gjendje të stabilizuar.
Në një postim në Facebopok, Rama njofton se pas kujdesit intensiv të mjekëve në QSUT, Aroni i vogël ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po vijon trajtimin.
“Mrekullitë ndodhin. Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar
Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës.
Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24
#ShëndetësiaqëDuam
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱 “, shkruan Rama.