Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku u shpreh se është gati plani për shpërndarjen e dëmshpërblimeve për familjet e prekura nga përmbytjet.
“‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’ është motoja ime dhe e jona sa herë që përballemi me fatkeqësi. Të goditurit e kësaj fatkeqësia dua t’i them se qëndrojmë krah tyre për banesat dhe gjënë e gjallë, për rregullimin e çdo dëmi me të cilën përballemi. Është tashmë gati plani me skenarët për dëmshpërblimet dhe pritet nisja e shpërndarjes së tyre”, tha ai.






