Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e qeverisë spanjolle për mos-njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, Rama tha se vendimi i Spanjës nuk ka të bëjë më asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë.
“Spanja ka një pozicion të ndryshëm dhe tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhen vetëm me Spanjën, që nuk ka të bëjë më asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre.
Por sidoqoftë ne e kemi diskutuar as më tepër në kuadrin e një situatë që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim të pa arsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtim dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial qe buron nga një pavarësi”, u shpreh Rama.