Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencë e vuri theksin tek lënia mënjanë e Shqipërisë nga BE-ja në lidhje me vaksinën, ku nuk i kurseu kritikat.
Komisioneri për Zgjerimin e BE, Varhelyi i kundërpërgjigj menjëherë Ramës, duke i theksuar se Unioni nuk e ka lënë në harresë vendet e Ballkanit Përendimor.
“Dikur flisnim për respiratorë dhe maska, sot kryefjala është vaksina, edhe vendet anëtare kanë probleme siç e keni parë.
Ne nuk e kemi harruar Ballkanin Përendimor, për ne është përparësi, ne po punojmë jo vetëm, dhe me Covax, por edhe me të tjera kompani.
Do të ketë shpërndarje nga Covax me Astra Covax, po punojmë edhe me ndihmën tonë. Kjo me arsyen se e kuptojmë rëndësinë e kësaj gjëje”, tha zyrtari i lartë i BE-së.
Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit Varhelyi i kujtoi Ramës se qeveria duhet të angazhohet që ato të jenë të lira dhe të ndershme.
“E dimë që Shqipëria do të ketë zgjedhje parlamentare dhe folëm dhe shprehën shpresën që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe do të kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare dhe pas zgjedhjeve një gjë dua të theksoj se të mos ndalojnë së punuari dhe gjatë fushatës dhe në fushatë sepse përmbushja e detyrimeve duhet të vazhdojë dhe ne inkurarojmë qeverinë shqiptare të vazhdojë reformat”, tha Varhelyi.