Të gjithë studentët dhe pedagogët që duan të futen në auditore me nisjen e vitit të ri, duhet të jenë të vaksinuar.
Paralajmërimi është bërë sërish nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm. Rama ka ndarë disa foto nga procesi i vaksinimit, e përkrah shkruan se vaksinimi është garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik.
“Mirmengjes dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Në Shqipëri vaksinimi i detyrueshëm është vendosur deri më tani për studentët, pedagogët dhe punonjësit e administratës. Kjo masë ka nxitur reagime të ashpra nga qytetarët, ku nuk kanë munguar as disa protesta.