Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve ku i edhe i tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të mallrave të shportës.
Ai saktësoi faktin se kushdo që shkel, abuzon, apo nuk respekton çmimin e vendosur do t’i konfiskohet prodhimi. Takimi i parë i bordit do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa vendimet pritet të lajmërohen ditët në vazhdim.
Rama theksoi disa herë gjatë fjalës së tij se nuk është dakord me ndërhyrjen e qeverisë në treg, por tani ndodhemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe një gjë e tillë është shndërruar në një domosdoshmëri. “Harrojeni për pak fitimit”, kjo ishte ajo që i tha kryeministri furnitorëve duke i kërkuar të përdorim dhe vendosin kapacitetet e tyre në përballimin e kësaj sfide që duhet të mposhtim së bashku.
Gjatë këtij takimi nuk mund të mungonin as batutat. Ai i tha përfaqësuesve të bizneseve furnizuese të ushqimeve se kjo është edhe një “mundësi për ata që të lajnë mëkatet që kanë bërë gjatë karrierës së tyre”.
Bordi i për çmimet e shportës është në kuadër të paketës së rezistencës sociale.
Në çfarë konsiston Paketa qeverisë:
1. 36 milionë $ për indeksimin e pensioneve (637,542 përfitues)
2. Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj (434 mijë përfitues)
3. 14 milionë $ mbështetje për fermerët me naftë pa taksa (+ 5 milionë $)
4. 5 milionë $ mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetëse
5. Nga muaji prill:
– Zero taksë për pagat deri në 40 mijë
– Përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë
– Ulje e taksës mbi pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë
6. Paga minimale rritet në 32 mijë lekë
7. 200 milionë $ financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël
Gjatë diskutimit me furnizuesit e ushqimeve, Rama nuk ka kursyes as batutat duke i thënë se duhet të vendosin një çmim bazë mbi produktet e shportës “për të larë mëkatet që me siguri kanë bërë gjatë karrierës”.
Ai ritheksoi faktin se është kundër ndërhyrjen në treg dhe se dëshiron që ku të jetë një vendim me vullnet të lirë i furnitorëve dhe jo një detyrim.
“Për ju biznesmenët është një mundësi për t’u larë nga mëkatet e këtyre viteve, sepse imagjinoni të nxirrni fitimet mbi gjakun e atyre atje dhe lotët e njerëzve këtu. Unë jam kundër ndërhyrjeve të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam ideologjikisht i penguar të jem pro por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte një domosdoshmëri. Prandaj jam këtu. E duam jo me detyrim, por me bindje dhe dëshirë. Ju jeni njerëz që nuk keni lindur të pasur, nuk e keni pasurinë nga trashëgimia familjare, e keni nisur nga hiçi, keni parqe ditë të vështira.”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të shportës ku nuk do të lejohen abuzimet dhe se kush nuk respekton çmimin e vendosur humbet mallin.
“Bord për çmimin e shportës, do të bëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe të bizneseve furnizuese. Çmimet e ushqimeve do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet që të abuzojë me to. Nëse kjo ndodh do të konfiskohet prodhimi i tyre. Kjo do të ndodhë me ligj përmes një akti normativ. Kush do të lozë me çmimet jashtë asaj që vendoset do të humbasë mallin. Sigurisht që do të keni dhe ju fitimin tuaj, por jo si e keni pasur pasi nuk ka sens në një kohë krize”, tha Rama.