Hungaria vlerëson pozitivisht punën dhe progresin e madh që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian.
Peter Szijjarto, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë po ecën me hapa të përshpejtuara.
“Në 6 muajt e fundit kemi vendosur çdo përpjekje për të përshpejtuar procesin për Shqipërinë. Në 2 muaj kemi pasur 2 konferenca ndërqeveritare, janë hapur dy grupkapituj dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Kanë ndodhur në 2 muaj më shumë se çfarë ka ndodhur në 15 vite. Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për 6 kapitujt që do të jenë në këtë grupkapitull.
Ndaj dhe po e hapim sot që Shqipëria të ecë para, pasi është vend i NAO-s dhe pjesë e Këshillat të Sigurimit. Ky grupkapitull është i rëndësishëm. Është interesi ynë i përbashkët që Shqipëria të ketë sukses në integrim. Anëtarësimi i Shqipërisë do të forconte BE-në, duke parë progresin ekonomik që vendi ballkanik ka bërë. Kompanitë hungareze janë pjesë e tregut shqiptar”, tha Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Szijjarto.