• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama ndaj vendimit të gjyqtarit Balliu: “Skandal, mbrohet një pallat pa leje, rrezikohet Reforma në Drejtësi”

August 19, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit Balliu, i cili sipas tij ka marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë. Bëhet fjalë për objektin ku është sistemuar Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), që më parë ushtronte aktivitetin në një godinë të amortizuar rëndë nga tërmeti.

Në një reagim, Rama e cilësoi vendimin “skandaloz” dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për fatet e Reformës në Drejtësi. “Se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik,” tha kreu i qeverisë, duke shtuar se vendime të tilla minojnë besimin te drejtësia.

Kryeministri akuzoi gjyqtarin Balliu dhe prokuroren Gjeli për mbrojtje të interesave të ndërtuesve të paligjshëm, ndërsa kërkoi që organet e kontrollit dhe qeverisjes së gjyqësorit të “zgjohen nga gjumi” për të garantuar zbatimin e ligjit.

“Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima.” – shkruan Rama.

Next Post

Letra e Melania Trump për Putin bëhet virale, a u shkrua nga inteligjenca artificiale?

Pse Berisha e vijoi sulmin ndaj Këlliçit?

"Nesti Angoni: Fantazma që rri mbi drejtësinë”

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved