Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të skulptotit, Agim Rada për të cilin thotë se ishte shoku i tij në rini. Rama e cilëson mjeshtrin Rada si një anti-hero të realizmit socialist.
Në dedikimin e tij, Rama shkruan: “Nuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta të Agim Radës, skulptori i rrallë, shoku im i madh i rinisë më të hershme, për të cilin i lidha këto fjalë mes një lëmsheshi në grykë.
Gimi ishte një forcë e madhe e natyrës, kudo ku hynte dukej sikur e hapte perden e ajrit me shpatën e gojës së tij, kudo ku ulej dukej sikur zinte krejt anën e vet të tavolinës me gjerësinë e të qeshurës së tij”.
Në fund të homazhit, Rama e mbyll shkrim e tij me fjalët: “Shoku im i madh i rinisë më të hershme, Gim Rada dora vetë, është shtrirë përjetë në krevatin e të parës. Eh mër Gim Rada, mos vdeksh kurrë!”.