Zoran Milanoviç, Presidenti i Kroacisë, i cili po bën pushimet me kryeministrin e Shqipërisë në Dhërmi, nuk është një person që lidhet thjesht zyrtarisht me Edi Ramën.
Milanovic njihet si miku i kryeministrit Rama. Ai dikur ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Mesa duket ruan ende një marrëdhënie të mirë me socialistët shqiptarë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama. Një tjetër socialist që e tregoi mbështetjen e tij publikisht për Milanovic kur kandidoi për President, ishte edhe Taulant Balla.
Por cila është karriera e tij dhe si iu fut politikës Milanoviç?
Milanovic u lind në vitin 1966 dhe prej kohësh është pjesë e spektrit politik kroat. Milanovic filloi karrierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë. Ai shërbeu si këshilltar i Misionit Kroat në Bashkimin Europian dhe NATO dhe ishte asistent i ministrit për punë të jashtme për çështje politike multilaterale..
Në vitin 2007, Milanovic u zgjodh president i SPD’së dhe formoi koalicionin me katër parti të qendrës së majtë, që fituan një mazhorancë të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.
Ai u bë kryeministër atë vit dhe udhëhoqi vendin drejt antarësimit në BE. Kabineti i tij solli ndryshime në ligjet e taksave dhe filluan një sërë projektesh infrastrukturore. Ai njihet si përkrahës i të drejtave të komunitetit LGBT. Shërbeu si kryeministër deri në vitin 2015. Në qershor të vitit 2019 ai zyrtarizoi fushatën për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me sloganin “Një president me karakter” dhe fitoi.