Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dubai ku mori pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, ku shkëmbyen dhe vlerësimet reciproke për njëri tjetrin.
Edi Rama: Unë nuk do të isha as kryeministër as njeri i angazhuar në politikë nëse nuk do të ishte për Tony Blair.
Përpara se ta njihja ishte modeli im e frymëzimi për të hyrë në politikë e reformuar PS dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë forcë për të bërë mirë por rrugë e tretë për të majtën.
Blair është arsyeja kryesore pse unë u bëra kryeministër.
Tony Blair: Jeni një nga udhëheqësit që admiroj më shumë në botë.