Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori, bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Takimi pritet të fokusohet te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja Beleri. Ky i fundit ndodhet parapa hekurave për shkak se u kap duke blerë vota. Më herët pala Greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do tia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.
Por është e pakuptueshme se çfarë do paraqesin sepse Beleri është që pretendon se ueshtë minoritare dhe nuk përfaqëson minoritetin por koalicionin e tradhëtisë Berisha-Meta. Vertet është aq i verbër Micotaqi të mendoj se partnerët do merren me antëarin e Mavit se ky qenka grek dhe mund të vrasi, vjedhi madje edhe pushtetin lokal me 19 vota.
Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.
Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid./Ekskluziv.al