Kryeministri Edi Rama pasi i dha përgjigje liderit demokrat, Basha mbi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, publikon dokumentin ku kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi shpall ditën e shtunë dhe të dielë ditë pune për administratën e bashkisë.
Reagimi i plotë Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!