Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rindërtimi i banesave, që u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që po vijon në Bubq të Krujës, ku së shpejti, dhjetëra familje do të kenë një shtëpi dhe një lagje të re.
Rama shkruan se po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.
“MIRËMËNGJES
dhe me zemrën e Bubqit që po rilind si një qendër e bukur rezidenciale për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.