Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook-un e tij copëzën e një videoje gjatë bashkëbisdimeve të tij me qytetarët ku ai në një çast teksa fliste largohet nga kamera, vë duart në kokë e më pas i bie tavolinës.
Teksa shpjegon pamjet ai tha se shpërndarja e tyre është e njëjtë me pamjet e tij kur ishte kryerebashkiak i Tiranës dhe më sëpatë në dorë preu një shtyllë në mes të rrugës.
Kreu i qeverisë tha se edhe atëherë pamjet u përdorën për t’u kërkuar shqiptarëve të mos votojnë për të, por atëherë e morën përgjigjën dhe njësoj do e marrin edhe me 11 maj.
“Me vjen mirë që ka ngelur në Instagram ky moment se është momenti që ndan kush ëshë këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu njësoj si ata trajnerët që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushta kur skuadra nuk bën gol.
Në anën tjetër m’u kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës, kështu ma nxorrën edhe sëpatën e thanë shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë por shqiptarët ua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorrët këtë se këtu s’është punë telefoni, po është punë pasioni për Shqipërinë, edhe për drejtësinë, edhe për demokracinë, edhe për Europën këtu në Shqipëri”, thotë Rama.