“Jemi në kushtet e një diktature mafioze” deklaron Basha i çoroditur
“Mbrëmë, të gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat dhe përbërjen e kësaj strukture: deputetë, drejtorë të policisë, prokurorë që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët. Pra, kryeministri, ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn dhe vëllain e tij, ministrin e Brendshëm”, tha Basha.
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama i cili shkruan: “E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.