Kryeministri Edi Rama pas pak pritet të dalë në një konferencë për shtyp. Media Klan Kosova shkruan se është anuluar mbledhja mes dy qeverive që pritej të mbahej nesër në Gjokovë.
Report Tv u interesua, ndërsa burime thanë se Rama do të flasë në konferencë për situatën në Kosovë. Konferenca është njoftuar të mbahet në orën 19:30 minuta.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se mbledhja nuk është anuluar.
“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sontëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, tha ai.
Ditën e sotme në një konferencë për mediat, Kurti refuzoi draft statutin e propozuar nga qeveria e Shqipërisë. Kurti tha se Rama atë draft duhet t’ia dorëzojë Aleksandër Vuçiçit për shqiptarët që jetojnë Luginën e Preshevës.