Në çeljen e ekspoziës “Përtej Kufijve” në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek lëvizja “Shengen” në Ballkanin Perëndimor.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nisma për të lëvizur pa viza në gjashtë vendet e Ballkanit do të krijojë një frymë pozitive për ekonominë, po ashtu do të rritet edhe numri i turistëve kinezë do të rritet ndjeshëm.
“Me çuarjen përpara të marrëveshjes së W 6 shengeniti, ne besojmë se vitin e ardhshëm do të kemi një bum turistësh kinezë pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për turistët kinezë nuk do të jetë e nevojshme të këtë më shumë se një pikë hyrëse në sendin e dokumentacionin dhe në të gjithë zonën ku do funksionojnë marrëveshja, do të jetë e mundur që ata do të lëvizin pa viza. Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, mundësia për të ardhur në Tiranë qoftë përmes aeroporti pa vizë, qoftë përmes rrugës nga Maqedonia e Veriut pa vizë, do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës sotme në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë për turistët kinezë nuk do të jetë as më shumë dhe as më pa, por një energji që sot ne nuk arrijmë ta perceptojmë aq sa duhet dhe aq si duhet në funksion të ekonomisë së turizmit”, u shpreh kryeministri.